Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) kërkon nga Ali Ahmeti që të del para qytetarëve dhe qartë të tregojë se nuk kërkon federalizimin e Maqedonisë, se Kushtetuta nuk do të ndryshojë dhe se dygjuhësia do të zbatohet sipas ligjit të vitit 2008.

PEPR i thonë Ahmetit se ka dritë në fund të tunelit dhe se është i nevojshëm vetëm vullneti i mirë i Ahmetit për të sqaruar çështjet e lartëpërmendura.

Kjo parti thotë se nga Artan Grubi dhe Xhevat Ademi e kanë dëgjuar përgjigjen rreth dilemave të shtruara, por duhet që vetë Ahmeti të deklarohet për këto çështje.