Presidenti amerikan Donald Tramp e nënshkroi protokollin për inkuadrimin e Malit të Zi në NATO, me çka ka përfunduar procedura për ratifikimin e saj në SHBA, lajmëroi “Zëri i Amerikës”.
Shtëpia e Bardhë ende zyrtarisht nuk e ka publikuar kumtesën për nënshkrimin e protokollit.
Senati amerikan e ka ratifikuar protokollin me shumicë të madhe votash të senatorëve nga dy partitë – 97 janë deklaruar me “po”, ndërsa vetëm dy senatorë, Rend Poll dhe Majkëll Li, ishin “kundër”.
Senatorët vlerësuan se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do ta përforcojë Aleancën dhe njëkohësisht do ta përforcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.
Gjithashtu theksoi se anëtarësimi malazez do ta përforcojë sigurinë nacionale amerikane dhe do t’i dërgojë porosi të fuqishme Rusisë “që provon t’i okupojë fqinjët dhe ta ndryshojë rendin ndërkombëtar”.
Pasi Tramp u nënshkrua në protokollin e ratifikuar për zgjerimin e Aleancës, mbetet që procedurën për verifikim ta përfundojnë edhe Holanda dhe Spanja.
Përfaqësuesit malazezë presin që Mali i Zi të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s në Samitin që do të mbahet nga fundi i majit në Bruksel.