Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Ohio, pasi Robert Serman Jr, 48 vjeç, i cili do të gjykohej për përdhunimin e një vajze 10 vjeç, Corrine Gump, dhe vrasjen e gjyshërve të saj, 63-vjeçarin William Schmidt dhe 61-vjeçaren Judith Schmidt e më pas djegien e trupave të tyre, është hedhur nga ballkoni i katit të katërt të gjykatës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kamerat kanë filmuar momentin e hedhjes së 48-vjeçarit i cili ishte duke ecur në korridorin e gjykatës i shoqëruar nga 2 roje të sigurisë, dhe në një moment të papritur, ai ka vrapuar drejt ballkonit dhe është hedhur, përcjell Albeu.com.

Gjykata e Mahoning County në Youngstown, do të jepte këtë javë vendimin për dënimin e tij me vdekje.