Një parim thelbësor i mjekësisë është: nëse ju nuk përdorni një muskul, atëherë ai bëhet më i dobët.

Ashtu siç stërvisni muskujt e trupit, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me sytë që të mund t’i mbani në gjendje të mirë pune. Për këtë arsye ne do ju sjellim 8 këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë.

1.Shmangni stërmundimin e syve gjatë ditës. Mbyllni sytë për disa minuta dhe qetësohuni. Bëjeni këtë çdo 2-3 orë.

2.Ja tek keni 16 ushtrime bazike që duhet t’i bëni çdo ditë.

3.Bëjuni syve tuaj një masazh të lehtë me ndihmën e këtyre lëvizjeve. Masazhin bëjeni siç ilustrohet në foton e mëposhtme nga 1-6. Përdorni gishtin tregues dhe atë të mesit për të bërë masazhin, por kujdes: ushtroni forcë, por jo aq sa të ndjeni dhimbje.

4.Kur jeni jashtë për një shtëtitje në ajër të pastër, përpiquni që të hidhni vështrimin shumë larg. Mos u përqëndroni tek këmbët tuaja apo tek objektet përreth.

5.Pini lëng karrote sa më shpesh të jetë e mundur (mundësisht çdo ditë). Nëse doni që të përfitoni në maksimum nga kjo praktikë, shtoni një ose dy pika vaj ulliri. Nuk do e prishë aspak shijen, por do t’ju ndihmojë që të thithni elementët më të shëndetshëm të lëngut të karrotës në mënyrë sa më efektive.

6.Nëse i ndjeni të lodhur sytë, lajini ato me ujë të ngrohtë.

7.Mundohuni që të mos shikoni ekranin e kompjuterit, TV ose celularit të paktën dy orë përpara se të shkoni në shtrat.

8.Provoni ushtrimin Indian Trataka për sytë. Kjo do t’ju ndihmojë që sytë dhe mendja juaj të jenë të përqëndruara.

Uluni përballë një objekti të vogël të palëvisshëm të vendosur në një ambient të hapur (një qiri, për shembull). Fokusoni sytë tuaj dhe gjithë vëmendjen në të. Mundohuni të jeni sa më të vëmendshëm. Duhet të synoni që të keni një imazh të fortë dhe të detajuar të objektit në mendjen tuaj. Pastaj mbyllni sytë dhe përpiquni që ta ruani imazhin e objektit për një kohë sa më të gjatë. Qëllimi i ushtrimit është që të arrihet një imazh i qartë i objektit, para se sytë tuaj të lodhen.