Duke qenë se kemi kaq shumë opsione në ditët e sotme, shpesh është shumë e vështirë për të bërë një zgjedhje përfundimtare.

Ndonëse stili është i ndryshëm për të gjithë, ju duhet të dini disa rregulla bazike, që do t’ju ndihmojnë që të dukeni sa më bukur. Më poshtë do t’ju sjellim disa rregulla për kombinimin e ngjyrave që janë të vlefshme për çdo veshje dhe për çdo rast.

Pantallonat e bardha

E bardha është një ngjyrë universale që shkon me gjithçka. Megjithatë, nuk është aspak e këshillueshme që pantallonat e bardha t’i vishni me këpucë të zeza në përditshmëri apo kur po shkoni në punë.

Pantallonat ngjyrë gri

Këtë ngjyrë, ju mund ta kombinoni me të gjitha. Është ngjyra më e përshtatshme që mund të zgjidhni, kur keni një palë këpucë të preferuara, por nuk dini me çfarë t’i kombinoni. Ajo bën një kombinim të bukur me të gjitha ngjyrat.

Pantallonat e zeza

Është një “ligj” i pashkruar në botën e modës: e zeza kombinohet me gjithçka, por jo gjithçka kombinohet me të zezën. Siç e përmendëm dhe më lart, pantallonat e zeza nuk mund t’i kombinojmë me këpucë të bardha. I njëjti rregull, vlen edhe për çdo hije të ngjyrës kafe, kjo për arsye se e zeza është më tepër ngjyrë “biznesi”, ndërsa ngjyra kafe më e zakontë. Nëse dëshironi të dukeni interesante, zgjidhni më mirë ngjyra të ndezura.

Pantallonat ngjyrë jeshile, të gjelbër, kaki

Në këtë rast ngjyra që do të shkatërronte veshjen tuaj, do të ishte e gjelbra. Po për ngjyrat e tjera? Ajo mbetet në dorën tuaj për të eksperimentuar për një veshje me shumë stil.

Xhins

Çdo hije e xhinsit, qoftë e hapur, blu e errët, shkon me gjithçka.