Abdulla Mehmeti

LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE ËSHTË NJË ARRITJE PËR BARAZINË E GJUHËVE NË MAQEDONI, POR NUK ËSHTË LIGJ PËR GJUHËN SHQIPE DHE ZYRTARIZIMIN E PLOTË TË SAJ!

Çfarë përparimi presin shqiptarët kur edhe kryeministri i Shtetit Shqiptar i lexon ligjet sipas dëshirës së tij, jo siç janë realisht?

Ligji i miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e avancon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, dhe ky është një fakt, një arritje e mirë, por jo e mjaftueshme.

Ky ligj ka emër, dhe sipas tij përcaktohet edhe statusi i gjuhës shqipe, si gjuhë në përdorim zyrtar krahas gjuhëve të tjera, jo si gjuhë zyrtare.

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është Ligj për gjuhën shqipe, o njerëz. Nëse nuk dini ta lexoni emrin dhe përmbajtjen e ligjit, së paku dallojeni njëjësin prej shumësit: gjuhët dhe gjuha!

(11 janar 2018)