Sot në hyrje të kazermës së Kumanovës ka ardhur deri tek incidenti të cilin e ka shkaktuar burri i deputetes së njohur nga VMRO-DPMNE, dhe ish-drejtori i një institucioni shtetëror në Kumanovë.

Burri i cili është i punësuar në ushtri si rreshter, sipas dëshmitarëve, u përpoq me forcë të hyjë me automjetin e tij privat në të cilin shkruanin parulla provokuese “Për Maqedoni të përbashkët”.

I njëjti, mëson portali maqedonas “I-portal”, se një ditë më parë ishte paralajmëruar nga komandanti i garnizonit të heq flamujt nga automjeti pasi nuk do të lejohet të hyjë në kazermë, sot me qëllim që të provokojë incident etnik sërish arriti me të njëjtin automjet me të njëjtat provokime dhe u përpoq për të hyrë në kazermë.

Në këtë përpjekje, ai është ndaluar nga rojet e sigurisë e përbërë nga ushtarë, kryesisht shqiptarë, dhe vetëm oficeri në detyrë ka parandaluar eskalimin e incidentit me përdorimin e mundshëm të armëve, mëson portali maqedonas.

Automjeti itij ka qëndruur e parkuar në hyrje të kazermës e cila ka bllokuar hyrjet daljet e automjeteve nga kazerma, dhe ka krijuar bllokim të madh të trafikut në rrugë kryesore që kalon në drejtim të stacionit hekurudhor në Kumanovë.

Ndoshta bëhet fjalë për një taktikë e re për nxitjen dhe provokimin e tensioneve ndëretnike në mes të punësuarve në ushtri.