Kazinot dhe bastoret në Maqedoni në pesë vitet e punë kanë qarkulluar 1,4 miliardë euro. Siç njoftoi 25vesti, kjo është shuma e cila është paraqitur si të hyra, kurse shumë më e vogël është shuma e cila është paraqitur si fitim.

Të gjitha kazinot dhe bastoret në vend për pesë vite kanë fitim prej 56,5 milion euro, transmeton Portalb.mk.

Të hyrat në kazino dhe bastore gjatë pesë viteve të fundit janë në rritje, por fitim nuk e ndjek të njejtën tempo.