Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM edhe sot ka reaguar ndaj paraburgimit të deputetëve të saj, të cilët dyshohen për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë, në të cilin patriotët me raste të montuara akuzohen si terroristë.

“Gjykata duhet të jetë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe në pjatim me Kushtetutën dhe Ligjet, pa dallim të presioneve me të cilat ballafaqohet. Qeveria e LSDM-së me paraburgimin e gjithë atyre që nuk u pajtuan me politikat destruktive të Zoran Zaevit, tregoi se nuk ka qëllim t’i respektojë vlerat demokratike”, thonë nga ORBM-PDUKM.