Për të tretën ditë me rradhë  kamionët e ndërmarrjes komunale që duhet të bartin mbeturinat e Tetovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara në dalje të Gostivarit, rrugës për Rusino. Ekipi i portalit fol.mk edhe sot ishte në vendngjarje dhe në bisedë me rrojen , mësojmë se problemi kryesor qëndron te kryetari i komunës së Gostivarit, i cili në bashkëpunim edhe me Policinë, nuk lejon që këto mbeturina të zbrazen në deponinë rajonale me arsyetim se deponia është e tejmbushur. Ndërkohë që kamionët e ndërmarrjes  komunale të Gostivarit operojnë pandërprerë, duke mbartur bërlogun e qytetit të Gostivarit..  Edhe sot në bisedë me njërin nga shoferët e kamionëve të bllokuar mësojmë se ata nuk guxojnë të afrohëen  në Rusino pasi nga njerëz të “egërsuar” të mbështetur  nga Nevzat Bejta  ata janë kërcënuar dhe janë fyer.

© fol.mk