Nga burime konfidenciale brenda Ndërmarrjes Publike Komunale Tetovë, që për arsye tashmë të njohura nuk japim identitetin e personit që për portalin fol.mk  na njoftoi se me urdhër të Kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi  e cila ka urdhëruar drejtorin e NPK-së, z. Xhelal Ceka që urgjentisht të organizojë një ekspeditë prej 30 personave punëtorë dhe administratorë të ndërmarjes komunale për tu “fotografuar” në Hasanbeg.  Ndërkohë që  Tetova vazhdon të mbytet në bërllog dhe fshatrat e Malësisë së Sharrit akoma janë të ngulfatura nga mbeturinat dhe materialet e forta që kanë sjellë vërshimet dhe kërkesave për ndihmë nuk ju përgjigjet askush nga komuna, ndërsa edhe Lumi i qytetit tashmë 1 vit është i papastruar dhe kundërmon erë e keqe. Ndërkaq Teuta Arifi gjithmonë është në dispozicion për të bërë sesioni fotografike, pavarësisht se ku gjinden, në Malësinë e Sharrit, Hasanbeg apo edhe ndonjë vendbanim të Maqedonisë Lindore, por problemet dhe hallet e atyre të cilët ia dhanë besimin, asesi të zgjidhen.

© fol.mk

E plotësuar:

Njoftimi nga burime të brendshme brenda NPK Tetovë rezultoi të jetë i vërtet që tregohet përmes  pamjeve që fol.mk ju sjell në vazhdim:

IMG_20160811_144620

 

ja disa foto se si është gjendja me shtratin e lumit Shkumbin  një vit pas vërshimeve!!!

tetova 1 tetova2 tetova3