Sot, përpara fillimit të fushatës zgjedhore ashtu siç pritej do të ketë përballje televizive në mes kryeministrit Zoran Zaev si dhe udhëheqësit të opozitës maqedonase Hristijan Micskovski. Dueli do të mbahet në ora 18.30 në ‘Kanal 5’.

Por, gjëja që e bën të rëndësishme këtë duel, është hera e dytë që dy liderë të përballen në debate televizive, gjatë kohës së fundit. Ndërsa te blloku shqiptar, popullata po kërkon një debat në mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës si dy persona kyç të politikës.

Ziadin Sela disa herë e ka ftuar në ‘mejdan’ Ali Ahmetin, por ky i fundit ka refuzuar. Ali Ahmeti ka thënë që nuk do të debatojë, në asnjë mënyrë.

Ndërsa, i njëjti Ali Ahmeti përpara disa viteve ka debatuar me politikanë të tjerë, ndërsa tani siç duket Ziadin Sela po ia prish hesapet, si Ali Ahmetit ashtu edhe funskionerëve të tjerë të BDI-së. Vetë fakti që funskionerët e BDI-së janë duke dështuar në debate kohëve të fundit, e tregon që ka sjellë frikë tek Ahmeti për tu përballur me Ziadin Selën, apo edhe donjë figurë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët.