Partia shqiptare në pushtet, BDI e Ali Ahmetit ka realizuar sonte një takim me anëtarët e kësaj partie në qytetin e Ohrit. Të pranishëm në takim ishin funksionerë të lartë të BDI-së, ndër të cilët Musa Xhaferi, Abdilaqim Ademi, Izet Mexhit, Ramis Merko dhe të tjerë.

Këto takime BDI i realizon në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që ende nuk dihen se kur do të mbahen. Në fotografinë e këtij takimi, ajo që bie më shumë në sy është përdorimi zyrtar i flamurit shtetëror nga ana e BDI-së. Në tavolinën kryesore, para Mexhitit, Ademit dhe Xhaferit qëndron flamuri maqedonas, ndërsa për hir të korrektësisë një flamur më i madh kombëtar shqiptar qëndron i varur në mur në prapavijë, njofton portal Fol.mk.

Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar nëpër evente partiake qofshin ato parazgjedhore apo jo, tashmë është diçka që nuk përbën lajm. Por risia që sjell BDI në këto takime, të paktën nga takimi në Ohër, është edhe përdorimi i flamurit maqedonas.

Logjikisht për këtë rast mund të parashtrohen tre pyetje hipotetike:

A thua vallë kjo është një tjetër kthesë në strategjinë politike të BDI-së së Ahmetit?

A mos vallë në këto takime kanë marrë pjesë edhe qytetarë të etnisë maqedonase?

Apo ndoshta ky detaj iu ka shpëtuar pa e vërejtur organizatorëve të këtij takimi?

bdi