Rreth 270.000 nxënës, 188.000 prej të cilëve filloristë dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme, nesër do të kthehen në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017.

Pushimi dimëror është vazhduar me dy ditë mësimi shtesë (18 dhe 20 janar), me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të evitohet rreziku për përhapje të gripit.

Nga e hëna e ardhshme, 30 janar do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjat deri më 3 shkurt të vitit 2017.