Pas arritjes së koalicionit “Aleanca me Besë”, paniku nuk ka verbëruar vetëm funksionarët e BDI-së, por edhe përkrahësit e saj. Ata majde kanë humbur edhe kontrollin dhe nuk mund ta fshehin këtë panik. Kështu, përkrahësit e flaktë të BDI-së dalin me qëndrime se koalicioni mes Besës dhe Aleancës është koalicion zori, e jo koalicion për interes kombëtar, duke harruar se vetë kryetar i BDI-së Ali Ahmeti deri dje apelonte që “partitë e vogla” të bëhen bashkë, sepse një e tillë është në interes të shqiptarëve.

“Le të bëhen të gjithë bashkë kundër BDI-së, por mos ta copëtojnë votën shqiptare sepse ashtu ajo bëhet e parëndësishme, forca zvogëlohet. Ne duhet të jemi të rëndësishëm, i rëndësishëm bëhesh me njerëz po dhe numrat janë shumë të rëndësishëm për demokracinë, konsensualitetin”, thoshte Ahmeti.
Kështu që duke kritikuar koalicionin “Aleanca me Besë”, përkrahësit e BDI-së po e akuzojnë Ahmetin ose se është analfabet politik, ose se nuk ka qenë i sinqertë, por hipokrit, kur apelonte që të bëhen bashkë “partitë e vogla”.