Në kujtim të veprës dhe heroizmit të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së dhe në kujtim të 19 vjetorit të themelimit të kësaj Brigade, nesër duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Kodrën e Çabratit në Gjakovë.

bëhen 19 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së.
Themelimi i kësaj Brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Këshilli Organizativ i Brigadës 137 “Gjakova”, thuhet se kjo Brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në Komunën e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune.
Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 Mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të Komunës së Gjakovës, nga forcat paramilitare e ushtarake serbe.
Me 25 Mars 1999, shumë djem dhe vajza të renditura në radhët e UÇK- së në Zonën e Dukagjinit, iu parashtrua kërkesa Komandantit Ramush Haradinaj për fytjen e tyre në qytet, për ta mbrojtur popullatën civile.

Me datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandant i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues”, thuhet në komunikatë.. Në këtë komunikatë thuhet se pas themelimit të Brigadës 137 “Gjakova”, më datë 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës.

Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize.
Brigada 137 Gjakova e UÇK-së ishte e vetmja Brigadë që ka operuar ushtarakisht brenda në qytet, andaj heorizmi I djemve dhe vajzave të kësaj Brigade mbetet gjithmon histori e këtij qyteti.

Shkëndije Hoda