Një anije me 500 emigrantë në bord është përmbysur në Kanalin e Sicilisë. Në zonë kanë ndërhyrë anijet e marinës ushtarake, “Bettica” dhe “Bergamini”, të cilat kanë ndihmuar refugjatët me jelekë shpëtimi.

Për momentin janë shpëtuar rreth 500 emigrantë, por thuhet se ka ende disa persona të zhdukur. Deri më tani janë gjetur 5 trupa të mbytur në det.

Ndërkaq po vazhdon kërkimi për gjetjen e trupave të tjerë, që dyshohet se kanë vdekur. Nga të dhënat paraprake besohet se anija u përmbys për shkak të mbingarkesës.
Gjatë patrullimit detar, anija ushtarake “Beticca”, ka individualizuar një anije të vogël në gjendje të dëmtuar me emigrantë të shumtë në bord. Pak më vonë anija është përmbysur për shkak të mbipeshës së personave në bord.

“Beticca” iu afrua menjëherë anijes dhe lëshoi jelekë shpëtimi për njerëzit që ndodheshin në të, ndërsa anija tjetër “Bergamini”, që mbërriti shpejt në zonë, ndihmoi me transportimin e njerëzve me helikopterin që kishte në bord.

Screenshot_2016-05-26-01-02-31-1