imageSindi Shkodrani është një vajzë pa famë publike, por ajo është një studente e shkëlqyer, që ka fituar një bursë nga gjiganti Google.

Sindi studioi për Shkenca Kompjuterike në Amsterdam me rezultate të shkëlqyera dhe ishte një nga 8 mijë aplikueset për bursën e Google.

Bursa u jepet grave dhe vajzave të suksesshme që studiojnë informatike ose degë të ngjashme dhe Sindi thotë se ajo i mundësoi vazhdimin e studimeve master në Amsterdam.

Tani ajo studion Inteligjence Artificiale dhe po zhvillon projektin e mbështetur nga Google për të frymëzuar nxënëset në gjimnaz të studiojnë informatikë.

Një bursë të ngjashme vitin e kaluar ka fituar edhe një studente tjetër shqiptare në “La Sapienza” në Romë.

©FOL