Stambolli sot në mëngjes ngeli në errësirë për shkak reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, që prej mbrëmë reshin me intensitet të pa zvogëluar. Qielli edhe mëtej është mbuluar me mjegulla të denduara, ndërsa kohë pas kohe bubullimat e “avullojnë” qiellin.

Në Stamboll për një orë reshën 50 litra shi në një metër katror.

Reshjet e rrëmbyeshme i përmbytën rrugët dhe shumë lagje nga qyteti. Ujërat e rrëmbyeshëm i mbuluan lagjet Uskudar, Maltepe, Kartal dhe Pendik, duke përmbytur shtëpi, zyra dhe automjete.

Stambolli tërësisht është i bllokuar nga shirat e rrëmbyeshëm.

Komunikacioni është i bllokuar, ndërsa urat mbi Bosfor janë formuar kolona të gjata të automjeteve. Shumë njerëz nuk mund të vijnë në vendet e tyre të punës. Në autostradën E-5 ka rrugë të përmbytura, ndërsa fryn edhe erë e fuqishme.

Nga Shërbimi për katastrofa natyrore në Stamboll paralajmërojnë se ekziston rrezik nga përmbytjet dhe stuhi.

Tani për tani nuk ka informacione për persona të pësuar.