Përmbytjet në Elbasan, situatë problematike

Ashtu siç pritej, pasditja ka sjellë përkeqësim të situatës në Qarkun e Elbasanit. Më e rëndë paraqitet situata në fshatin Mlizë, Njësia Administrative Shushicë, ku si pasojë e fryrjes së rezervuarit është çarë diga mbrojtëse e tij, duke rrezikuar seriozisht 10 familje që ndodhen poshtë tij.

Bashkia Elbasan, Drejtoria e Baseneve dhe Shtabi i Emergjencave kanë kërkuar evakuimin e menjëhërshëm të banorëve.

Ndërkohë, në lagjen Shën Koll uji ka depërtuar në 10 shtëpi, duke e vështirësuar situatën. Bashkia dhe zjarrfikëset kanë dërguar mjete dhe punonjës për të larguar ujin nga banesat.

Përroi i Zaranikës gjithashtu është tejmbushur, por deri tani nuk ka situatë të rrezikshme. Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra hektarë toka bujqësore, ndërkohë që është kërkuar evakuimi i dy familjeve në fshatin Murriqan, të cilat janë në rrezik serioz nga vërshimi i Shkumbinit.(TCH)

1452109396permbmbmb