Identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i automjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në vendin e quajtur “Vajkan”, u largua nga vendngjarja.

Gjithashtu ndalohet edhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i automjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në vendin e quajtur “Vajkan”, u largua nga vendngjarja.

Gjithashtu ndalohet edhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 05.01.2021 në vendin e quajtur “Vajkan”, ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi G. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit së bashku me mjetin që drejtonte tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekje 50-vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, i drejtuesit të mjetit, shtetasit E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe ndalimi i pasagjerit në këtë mjet, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, që drejtonte 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.