Përplasjet e BDI-së dhe të LSDM-së lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve pas raportit të komisionit të Venedikut janë KONSTRUIM politik në mes tyre.Krejt kjo me qëllim të defokusimit të opinionit.

Shqiptarët nuk do ta konsiderojnë si serioze ,,PANIKUN,, e shpërfaqur nga Bujar Osmani në emër të BDI -së. Sepse ligji në fjalë nuk do të mund të ndryshohet pa votimin edhe të deputetëve shqiptar. Por sdo mend se ligji ka të ngjarë që të minohet nga Gjykata kushtetuese, pa së cilës ligji do të mbetet i cunguar për zbatim në praktikë. Edhe pse për implementimin e ligjiti me kapacitet të plotë, nevojitet një afat i kuptueshëm !

(q/a)