E diel, 28 Prill, 2024
Ballina Kuriozitete PËRSE NA BËHEN SYTË KËSHTU KUR FOTOGRAFOHEMI

PËRSE NA BËHEN SYTË KËSHTU KUR FOTOGRAFOHEMI

Edhe pse teknologjia e ka thjeshtësuar artin e të shkrepurit fotografi, efekti i syve të kuq ende mbetet ndër të metat kryesore të fotografisë. Por, çfarë e shkakton këtë efekt?

Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për ta lejuar dritën të depërtojë në sy. Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar. Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit, shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit. Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën e mbushur me gjak, kjo rezulton në efektin e syve të kuq.

Arsyeja se përse keni sy të kuq mund të jetë se shikoni drejt në lentet e kamerës. Këtë efekt mund ta eliminoni vetëm duke parë në një llambë elektrike pak çaste para se të dilni në fotografi. Për ta zvogëluar efektin e syve të kuq, shumica e kamerave moderne paraprakisht dërgojnë dritë para blicit final, që u jep kohë të mjaftueshme bebëzave të shtrëngohen dhe adaptohen.

Intensiteti i reflektimit dallon nga personi në person, varësisht nga madhësia e bebëzave, mosha dhe ngjyra e syve të individit. Njerëzit me lëkurë të ndritshme dhe sy të kaltër ose të gjelbër kanë tendenca të kenë më pak melaninë dhe janë më të prirë t’u shfaqet efekti i syve të kuq në fotografi.