As 10, as 20 e as 30 deputete nuk na kryten pune. Sot u deshmua se edhe sikur shumicen ta kishim ne Kuvend e nuk kemi peshe. Jo sepse dikush na margjinalizon. Sot shumica ishte ne anen tone. Sot i kishim numrat, e kishim peshen institucionale e politike. Sot kishim me shume sesa te kishim kryetare Kuvendi, madje edhe me shume sesa te kishim kryeminister. Sot kishim rastin historik qe te demaskojme te gjitha proceset e montuara, te shpetojme nga burgu gjashte shqiptare te pafajshem, te mundim nje here me gishta diktatorin Gruevski dhe te fusim pas grilave ata qe per dekada fusin ne burg shqiptare te pafajshem. Sot, kishim ne dore gjithcka por i ulem breket dhe treguam se ne nuk kemi asgje. Sot deshmuam se neve nuk na mungojne numrat, as fuqia politike e statistikore. Sot deshmuam se askush nuk na mbivoton dhe askush nuk na ze “perfundi” por vete kerkojme vrima dhe vete hyjme “perfundi”. Sot u shtrine zvarre komandantet, iken si qyqare dhe bene lloj lloj akrobacione per te shpetuar padronin e tyre, ate qe ua mban kocet te zena ne sirtare, qe ua mba prapanicat te filmuara ne arkivat e sherbimeve. Sot edhe pse i kishim numrat dhe nundesine ti shpetojme djemte e pafajshem te rastit Monstra dhe Sopot, ne i shitem ata. Me falni, nuk i shitem, i falem, i dhame per te shpetuar ofkellimat tona neper telefone dhe prapanicat tona te zhveshura neper motele te cilat te jeni te bindur, nje dite do te dalin ne shesh. Do te dalin ne shesh edhe te bemat tuaja edhe te padronit tuaj. I vetmi sqarim logjik ne kete veprim tuajin sot eshte thenia se Zoti nje here ti mer mend, pastaj te mer fytyren e ne fund… E vetmja logjike ketu eshte se Zoti nuk ka dashur qe te denohet vetma gjysma e bandes dhe ju te tjetet te aktroni patriotin. Zoti ua mori mend dhe ju koriti e tani priteni pjesen e trete te thenies famoze… Zoti vertete sqenka mace dhe nuk shpeton askend nga llogaridhenia. Zoti nuk lejoi qe Gruevski e VMRO te burgosen e ju te dilni patriot, por ua mori mend, ua ceri maskat dhe ua nxori fytyren e vertete. Nuk ju la te shpetoni, por ua zgjati vuajtjen deri kur te vije momenti qe edhe ju bashke me VMRO-ne te jepni llogari. Ky eshte i vetmi arsyetim i logjikshem per veprimin tuaj, por pa vetedijen tuaj. Kam vetem disa pyetje te cilat nuk duhet tme pergjigjeni mua, por pergjigjeni familjeve tuaja. Si do te kerkoni ne keto zgjedhje 10, 15, 20 deputet, me cfare arsyetimi? Ne keto castr qe shkruaj statusin ju jeni ne shtepi prane familjeve tuaja. Me siguri edhe femijet tuaj kane lexuar kete shkrimin tim. Dhe pasi ta lexojne do t’ju pyesin: Nene, baba…perse e shpetuat Gruevskin? Vertete qenkeni peng te Gruevskit? Cfare keni bere qe i frikesoheni Gruevskit? Tregojuni sonte femijeve tuaj, a qenkan te verteta pergjimet per te cilat flitet se ende nuk jane publikuar dhe aty ju jeni shitur gjithcka, moral, nder, krenari, komb, fe, deshmoret, jetimet, gjuhen…popullin? Pergjigjuni femijeve tuaj se me cfare zemre i lat te kalnen ne burg femijet e dikujt tjeter dhe a e kane hallall ushqimin qe e hane pas kesaj ata (femijet tuaj)? E ju qe hyte ne salle e votuat sa per te turbulluar ujin shqiptareve, nese jeni aq te pergjegjshem dhe patriot, a do te kerkoni llogari nga partite dhe bashkepartiaket tuaj. Ju a do te kerkoni llogari nga lideret tuaj qe se pane te udhes te vijne e te votojne? A do ti braktisni ata parti qe lane ne burg shqiptaret e pafajshem? Edhe ju pergjigjuni femijeve tuaj, pse nuk e braktisni partine, per para apo edhe ju jeni te kapur nga partite tuaj apo nga padroni i partise tuaj?