Dita e dasmës së një nuseje ishte prishur pasi që ajo kishte pësuar reaksion alergjik nga lulet e egra në buqetën e saj.

Christine Jo Miller nga Nebraska, aksidentalisht helmoi veten kur kishte vendosur që t’i zgjedhë vetë lulet jashtë pronës familjare.

Por 23 vjeçarja nuk e dinte se ajo në të vërtetë kishte mbushur buqetën e saj me një bimë të quajtur “borë-në-bjeshkë”, bimë kjo që dihet se shkakton reaksione alergjike, përfshirë këtu irritim të syve, flluska, dhe skuqje të lëkurës.

“Isha personi që dukej më së frikshmi në dasmën time”, tha ajo për Inside Edition.

“Isha në aq dhimbje, askush nuk dinte se çfarë të bënte”.