Eurodeputeti slloven dhe kryetar i delegacionit të PE-së për Maqedoni, Alojz Peterle në bisedë për RTVM foli për gjendjen aktuale në Maqedoni, me porosi drejtuar liderëve politik të Maqedonisë të ndajnë ambicie të njëjtë evropiane dhe se dëshiron që politika e Maqedonisë të demonstrojë unitet për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, përcjell Fol.

”Shumë gjëra u ndryshuan, shpresa është se Maqedonia do të nisë përpara dhe se problemet e hapura do të fillojnë të zgjidhen”, thotë Peterle.

Në pyetjen nëse e tërë kjo do të kontribuojë që Maqedonia të fillojë sa më shpejt në proceset e eurointegrimeve, Peterle vlerëson se kjo varet nga vetë shteti, me çfarë dinamike do të përparojë.

Peterle porositi që, është mirë që të gjitha forcat politike në Maqedoni të ndajnë ambicie të njëjtë evropiane dhe se politika e Maqedonisë të demonstrojë në unitet në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. /Fol/