Ish kryetar i Parlamentit, Tito Petkovski theksoi  për Fokus se vendimi i BDI-së për t`i tërhequr ministrat nga Qeveria hap disa skenare të mundshme për zhvillimin e ngjarjeve, por ai duke u bazuar në të kaluarën, vlerëson se ky hap është bërë me një marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për ta vulosur datën 5 qershor për zgjedhje.

“Për shkak të vendimit të BDI-së, qeveria bie dhe menjëherë mund të shpallen zgjedhjet. Mund që të krijohet një qeveri e koalicionit të zgjeruar ose të formohet një shumicë e re parlamentare që do të zgjidhte qeveri pa VMRO-DPMNE-në.

Në Kushtetutë nuk ka pengesa për të gjitha këto variante.

Por, duke u nisur nga ajo se si deri më tani kanë funksionuar gjërat, kjo është marrëveshje me VMRO-DPMNE-në. Njoftimi i BDI-së që mbrëmë u shpërnda në medie është shumë i thatë dhe nuk tregon qëllimet e tyre”, theksoi Petkovski.