Turistët dhe vizitorët e pikës më veriore në botë në rajonin e Longyearbyen në Norvegji, mrekullohen nga peizazhet mahnitëse dhe gjithmonë duan që t’i fotografojnë këto pamje. Megjithëse shpesh mjaftohen me një selfie si pasojë e terrenit shumë të vështirë për tu fotografuar. Bukuritë përrallore të arkipelagut norvegjez e kanë frymëzuar kameramanin Francisko Mattos që të përdorë drone për të kapur momente dramatike të bukurive natyrore duke u ofruar klientëve një kujtim të veçantë dixhital të udhëtimit të tyre.

“Ne bëjmë fotografi nga vendet ku njerëzit nuk mundem t’i shikojnë. Në fakt fotografitë i bëjmë me drone ngase malet e Artikut janë shumë të larta, gjithçka këtu është e stërmadhe. Ndonjëherë po nuk shikove nga lartë nuk ke perspektivë, prandaj kur shikon nga lartë përmes dronit gjithçka bëhet më e bukur dhe vetëm atëherë e kupton se sa i madh është ky vend”, tha Francisko Mattos, kameraman.

Francisko punon me grupe që dëshirojnë t’i kenë kujtim aktivitetet e tyre turistike ose individ që duan t’i regjistrojnë hulumtimet e tyre në mjedisin e punës në zonën e Svalbardit.