Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas theksoi se Talat Xhaferi është kryetar jolegjitim i Kuvendit të Maqedonisë, edhe përkundër faktit që vendimi tashmë është shpallur në Gazetën Zyrtare, përcjell FOL.

“Sot dorëzova iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se derisa Kushtetuesja nuk vendos për legjitimitetin e Talat Xhaferit, ai është kryetar joligjor. Sipas meje ai është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi për TV Nova, Petrov.
Ai tha se janë shkelur një numër i madh i ligjeve në Kuvend për të cilët mund të ngrihen padi penale dhe të kërkohet përgjegjësi.