Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të korrigjojë gabimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha eurodeputeti kroat, Tomino Picula në intervistë për “360 gradë”.

“Kjo në njëfarë mënyre tregon edhe tronditje. Pa dallim të refuzimit natyror nga ana e Macron, mendoj se shumica e vendeve janë të bindur se ishte vendim i gabuar por edhe se ajo duhet të korrigjohet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nuk do të thesha se refuzimi i Macronit është për shkak të mungesës së reformave. Ai as nuk tha se nuk ka reforma në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Picula.

Eurodeputeti tha se qeveria e Zoran Zaevit disa herë ka marrë vendime të guximshme, kur problemet e kanë shikuar në sy.