Një adoleshent nga fshati Vërnjarci, ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë, pasi u plagos nga një plumb qorr.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 1:15, dhe menjëherë pas lëndimit, 17 vjeçari është dërguar në spitalin e kirurgjisë, “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është konstatuar plagë e rëndë dhe është mbajtur për mjekim të mëtejmë.

Policia informon se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.