Ka ndërruar jetë i burgosuri 21-vjeçar në burgun e Idrizovës.Personat me të cilët viktima po e ndante dhomën, e gjetën trupin e tij pa ndjenja dhe me Ndihmën e Shpejtë e dërguan në Klinikën për toksikologji, ku edhe u konstatua i vdekur.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për obdukson.