Subjektet politike në Kosovë, të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ditë më parë zyrtarisht kanë hyrë në fushatë zgjedhore e cila do të zgjasë 10 ditë deri më 4 tetor. Plaketat politike të PDK-së, gjegjësisht Kadri Veselit janë ngjitur edhe në Gostivar. Në disa objekte të qytetit është ngjitur fotografia e Kadri Veselit, ku bëhet thirrje të votohet nr 112 dhe Kadri Veseli për kryeministër, shkruan FOL.

Portali FOL ka kontaktuar Komunën e Gostivarit në lidhje me këtë akt dhe nëse një gjë e tillë është kundërligjore. Ata thonë se janë të njoftuar me këtë rast dhe se distancohen.

“Ne jemi të njoftuar me rastin dhe se nuk distancohemi nga ky akt. Ne si Komunë nuk i shërbejmë asnjë partie politike në Kosovë dhe aq më tepër të lejohet një gjë e tillë. Ne nuk e dijmë se kush i ka vendosur këto, nëse është veprim individual apo e organizuar, megjithatë, ditëve në vijim, inspektoriati do të veprojë për heqjen e këtyre plaketave”, shprehen nga kabineti i kryekomunarit të Gostivarit, Arben Taravari.

Përndryshe, në rrjetet sociale, ngjitja e plaketave politike në Gostivar, është kritikuar ashpër nga lexuesit dhe vlerësohet si e papranueshme politikisht. /Fol/