Përmes gërmimit të një tuneli prej 60 metrash një grup prej 8 të brugosurish kanë planifikuar të arratisen nga burgu i Idrizovës në Shkup. Një gjë e tillë u zbulua sot nga organet e sigurisë në vend, të cilët thonë se kanë parandaluar arratisje të planifikuar.

“Pas marrjes së njohurive kriminalistike, se një grup prej së paku prej 8 të burgosurve, të cilët janë të dënuar për vepra penale serioze me dënime prej 10 vjet deri në burg të përjetshëm, kanë përgatitur arratisje nga burgu, duke gërmuar tunel, ka zbatuar aktivitete penale operative për kontroll të informatave pas çka të njëjtat i ka ndarë me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve”.

 

Kryeministri Dimitar Kovaeçvski tha se gjithçka që është e nevojshëm është ndërmarë për këtë rast, ndërsa drejtori i deritanishëm i këtij burgu, Shpend Tahiri është shkarkuar nga detyra dhe në vendin e tij si u.d. është emëruar gjeneral-majori, Zoran Jovanovski.

“Të gjitha informacionet të cilat kanë të bëjnë me këtë institucion i kanë shërbimet që janë të angazhuar për sigurinë në shtet përfshirë edhe MPB-në, ASK dhe drejtorinë për ekezekutim të sanksioneve dhe gjithçka që është e nevojshme është ndërmarë në këtë drejtim”.

Kujojmë që në muajt e fundit janë regjistruar edhe të tjera arratisje spektakolare nga burgjet e vendit.