Partitë opozitare i kanë dhënë afat kryeministrit, Isa Mustafa, deri më 17 shkurt që të japë dorëheqje dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, në të kundërtën do ta aplikojnë planin “B” për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas opozitarëve, nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të përditshme. /Zëri