Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka paralajmruar se nësë brenda 100 ditëve qeverisje nuk nisin proceset për realizimin e reformave të premtuara mes së cilave edhe gjuha shqipe, partia e tij do të del nga qeveria. 

“Në qoftë se nuk zgjidhet, unë skam mekanizëm tjetër vetëm se të dal nga qeveria, t’i jap edhe një mundësi qeverisë duke mos qenë fizikisht dhe vet me ministrat pjesë e qeverisë. Dhe pastaj nëse harxhohen të gjitha mundësitë, atëherë ne do të duhet të nisim të ndërtojmë institucionet tona”, tha Sela.

Ai theksoi se  drejtat duhet t’i kërkojnë shqiptarët me çdo kusht, pasi ato nuk do t’ua fal askush.

Ai paralajmrojë një Planin “B”  mosdëgjim qytetarë (mos pagesa të faturave ndaj institucioneve dhe tatimet), krijimin e institucioneve paralele shqiptare etj.

Isen Sali, analist politik thotë se është plan që duhet përshëndetur, sepse shqiptarët nuk kanë përdorè deri tani këto metoda për te shprehur revoltën ndaj padrejtësive që u bëhen nga shteti. 

“Megjithatë mendoj se LR PDSH pati një mundësi të mirë të shfrytëzojë Planin B në kohën kur u formua qeveria, sepse kishte numrat e mjaftueshëm për të kushtëzuar formimin e Qeverisë. Nuk e di pse nuk e shfrytëzoi këtë mundësi atëherë edhe pse nuk u respektua kërkesa kryesore për sjellje të ligjit për gjuhën shqipe para formimit të qeverise”, thotë Isen Saliu, analist politik për Zhurnal.mk

Nga ana tjetër analisti politik Petrit Menaj thekson se nëse gjendja është ashtu si e paralajmëronë Sela mundet të kalohet edhe në një hap të atill.

“Por unë kam burime që punët në qeveri nuk shkojnë keq, ka një mirkuptim e nuk ka arrogancë prej Zaevit dhe kuadrove në institucioneve si me VMRO-në. Po punohet dhe ka një mirkuptim për të definuar shtetin sipas kërkesave të BE për të hapur negociatat pavarsisht dëmeve që ka shkakëtuar VMRO në lidhje me pengesat ligjore të nderrimit te kuadrit në eshalonin e tretë. Në lidhje me përparësitë e 100 ditëve të para është dhe miratimi i ligjit të gjuhes dhe mendoj se Sela deklarata e krijimit të ibstitucioneve paralele duhet të jetë një deklarat propagandistike ne funksionë të rritjes së retingut në kuadrin e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe të forcimit të partisë e cila duket me shkrirjen e Unitetit dhe RDK te Aleanca për Shqiptarët”, thotë Petrit Menaj, analist politik për zhurnal.mk