Lajmi për shpalljen e Ligjit të gjuhëve, sikur paralajmëron një ,,luftë të vërtetë” mes rivalëve Talat Xhaferi,Bujar Osmani dhe Hazbi Lika si pretendent serioz për marrjen e timonit të partisë .
Në të njëjtën kohë kur Talat Xhaferi nga Fejsbuku njofton për nënshkrimin e Ligjit, Bujar Osmani direkt në Tv 21 e paralajmëron nënshkrimin e ligjit kurse mbështetsit e Hazbi Likës kan filluar me shpërndarje masive të një video-deklaratë duke treguar për meritat e Likës për ligjin e gjuhëve.
Që të tre pretendentët për Lider të BDI-së kanë filluar fushatën agresive individuale në media për tu promovuar si kandidat që do të zëvendësojnë Ahmetin.