Partia Liberale Demokratike apelon që urgjentisht të krijohet Gjykata Speciale në Republikën e Maqedonisë, si nevojë e procedimit të Prokurorisë Speciale publike.

“Paralajmëruam se sistemi gjyqësor dhe në përgjithësi, në të gjitha nivelet e gjyqësorit në dhjetë vitet e fundit për nevojat e veta i ka krijuar Gruevski dhe familja, mundet që ” nëpërmjet ujit ” të lëshojnë punën dhe mundin e prokurorëve special në rastin e “Titanikut “. Duke theksuar nevojën për ndryshimin e menjëhershëm të marrëveshjes së Përzhinos dhe duke krijuar një gjykatë të veçantë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila do të respektojë standardet e transparencës, pavarësisë dhe shtetit të së drejtës. Kemi frikë se nga akuzat që dalin nga Kabineti i prokurores speciale  Katica Janeva, do të opstruohen nga gjykatësit të cilët janë ndjekës të familjes dhe se partia në pushtet do të përpiqet që nga akuzat të bëjë farsë”, thuhet në deklaratën e PLD-së