Lëvizja për reforma PDSH mbështet fuqishëm punën e Prokurores Speciale dhe ekipit të saj në angazhimin e tyre për zbardhjen e të gjitha rasteve ku egzistojnë dëshmitë për abuzimin me pushtetin, fatet e njerëzve,  institucionet, keqpërdorimet e buxhetit publik për interesa partiake dhe personale, vjedhjen dhe falsifikimin e legjitimitetit e deri në zbardhjen e aferave korruptive milioneshe.

Inkurajojmë Prokuroren Speciale dhe ekipin e saj që në këto momente historike për sistemin gjyqësorë të Maqedonisë, të mos kursejnë asnjë nga shkelësit e Ligjit duke nxjerrë para drejtësisë të gjithë pjesëtarët e krimit të organizuar, pa dallim përkatësie partiake dhe etnike.

Lëvizja për reforma PDSH që nga fillimi i publikimit të përgjimeve parashtroi kërkesë publike deri tek faktori ndërkombëtar dhe partitë politike në vend, ku kërkoi themelimin e Gjykatës Speciale në Maqedoni, ngjashëm si ajo në Kosovë dhe Kroaci, me qëllim që të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të drejtë dhe të pavarur të gjithë shkelësit e ligjit dhe politikanët e korruptuar që kanë keqpërdorur petkun partiak për përfitime personale.