bujar

Në një prononcim për Fol.mk Bujar Plloshtani, aktivisti i shoqërisë civile dhe njohës i rrethanave politike  në Maqedoni në  lidhje me  zgjedhjet që pritet të  mbahen me 11 dhjetor shprehet:

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor të këtij viti, me gjasë shumë të madhe mund të konstatohen si zgjedhje të kontestuara, pasi deputetët e kësaj përbërje Parlamentare e shmangën me vetëdije mundësinë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Është afër mendjes se pa balancimin e Njësive Zgjedhore, zgjedhjet mund të shpallen të paligjshme dhe realisht mosbalancimi i Njësive Zgjedhore paraqet shkelje e Kodit zgjedhor.

Subjektet politike garojnë me vetëdije të plotë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shkelje të Kodit Zgjedhor, dhe kjo tregon qartë se zgjedhjet më shumë gjasë mund të mos jenë të pranueshme.

Ndërsa, në anën tjetër kemi një rast tejet specifik, që zgjedhjet mund të anulohen si të tilla, pasi mundësia për shfuqizimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike nga Gjykata Kushtetuese mund të vë në rrezik potencial procesin e mbajtjes së zgjedhjeve, dhe eventualisht shfuqëzimi i Ligjit për PSP mund të bëhet shkak kryesor për shtyerjen e zgjedhjeve.

© fol.mk