Shkalla e hulumtimeve të rrejshme që bëhen në Britani po del të ketë qenë e nënvlerësuar, sugjeron një hetim i BBC-së.

Të dhënat zyrtare përmendin 30 supozime për shkelje të metodave hulumtuese mes viteve 2012 dhe 2015.

Shifrat e siguruara nga BBC, nën rregullat e Lirisë së Informatave, identifikuan qindra supozime të 23 universiteteve të tjera.

Andaj, janë rritur shqetësimet rreth botës për integritetin e hulumtimeve.

Komiteti për Siguri dhe Teknologji i House of Commons ka filluar një hetim mbi këtë çështje, në mënyrë që ta sigurojë publikun se sistemet e fuqishme të Britanisë, janë në vendin e tyre të duhur.

Kryetari i këtij komiteti, Stephen Metcalfe, tha se është virtualisht e rëndësishme që njerëzit të kenë besim në hulumtimet që paguhen nga fondet publike.

“Kur del që hulumtimet kanë qenë mashtruese, më vonë kjo ka një impakt të madh në publikun – pasi që çon në humbje të besimit”, tha Metcalfe për BBC-në.