Një polic nga Sveti Nikollë, ka sulmuar dhe ka plagosur një çift bashkëshortor në qendër të qytetit. Trajçe Jovancev akuzon policin Orde Cvetanovski pa asnjë arsye i’a ka thyer xhamin e automjetit dhe ka filluar ta godasë atë me grushta dhe pastaj policia poashtu ka sulmuar edhe gruan e tij, i cili ishte ulur në makinë me të. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth mesnatës, pas festimit të fitores së LSDM-së në Sveti Nikollë, përcjell Fol.

”Pas festimit në qendër të qytetit, u kthyem me gruan në shtëpi, kur u ndalëm në udhëkryq, u dhash përparësi automjeteve të tjera. Në një moment diçka goditi makinën dhe e theu dritaren. Mendova se një makinë tjetër u përplas te unë. Pastaj pashë policin Orde Cvetanovski, i cili ishte i veshur me rroba civile, me bluzë të OBRM-PDUKM dhe hapi derën dhe më goditi i pari me shqelm në brinjë dhe pastaj grushta në fytyrë. Pastaj vrapoi rreth makinës dhe kapi për qafe gruan time. Pastaj dola nga makina për ta ndihmuar atë, por ai i kërcënoi fëmijët e mi, u nis për në makinën e tyre, në të cilën priste djalin e tij dhe është larguar. Në të vërtetë, nuk e di se çfarë kemi bërë keq dhe pse ashtu reagoi. Menjëherë ia kemi raportuar rastin policisë”, tregon Jovançev.

Çifti Jovançevi janë anëtarë të LSDM-së. Ata dyshojnë se kjo ishte arsyeja që polici i sulmoi. Ata thonë se Cvetanovski kishte edhe më herët incidente të ngjashme dhe është raportuar për përdorim të forcës në vendin e punës. /Fol/