policia shqiptare0

Një situatë tragjiko-ironike, përderisa në Shqipëri Policia e shtetit është në shërbim të qytetarëve, posaçërisht kujdeset edhe për sigurinë dhe jetën e fëmijëve të vegjël, në Maqedoni qytetarët shqiptar ju frikohen proceseve të montuara nga ana e Policisë, ndërsa fëmijët duhet të jenë të lumtur që akoma nuk ju ka ardhur koha që të arestohen dhe keqtrajtohen!

Policia e Shtetit në të gjithë shkollat e Tiranës këtë mëngjes ka uruar fëmijët për 1 Qershorin. Punonjësit kanë dhuruar edhe logon e Policisë së Shtetit me mbishkrimin “Ti je heroi ynë” dedikuar këtë logo sot fëmijëve. Sepse për Policinë e Shtetit heronjtë sot janë vetë fëmijët. Por sot dolën për publikun edhe “superheronjtë e Policisë shqiptare”. Fëmijët e sëmurë të cilët gjenden të shtruar përkohësisht në spitalin e pediatrisë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë befasuar, por edhe gëzuar, kur në dritaret dhe dhomat e tyre janë shfaqur me dhurata heronjtë e tyre më të dashur, “Batman”, “Spiderman”, “Ironman” apo “Hulk”. Kanë qenë trupat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë shqiptare të cilët kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të festuar bashkë me fëmijët. Efektivë të reparteve të ndryshme kanë dhuruar me këtë rast edhe logon e Policisë së Shtetit me mbishkrimin “Ti je heroi ynë” dedikuar fëmijëve në këtë ditë feste. I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai është bërë pjesë e festës dhe ka takuar fëmijët dhe prindërit e tyre në ambientet e spitalit.

Shikoni pamjet foto dhe video më poshtë. 

policia shqiptare1

policia shqiptare2

policia shqiptare

pol

VIDEO