Policia zvicerane bastisi sot trupin e futbollit evropian UEFA për të gjetur informacion në lidhje me një kontratë të zbuluar në “Panama Papers” e cila u nënshkrua nga Gianni Infantino.

Infantino, i cili tash është president i FIFA-s, është pjesë e një listë në rritje të figurave publike dhe udhëheqësve politikë që bënë marrëveshje të fshehta financiare për të shmangur taksat me kompaninë në Panamasë.

Infantino tha se ishte “i tronditur që integriteti i tij po vihet në dyshim”, nga raportet e mediave të cilat thanë se ai këtë kontratë e ka nënshkruar disa vite më parë, si një zyrtar i UEFA-s, duke shitur të drejtat e transmetimit me një çmim të ulët, për një kompani e cila pastaj i ka = shitur ato në me një çmim shumë më të lartë