Në vazhdim të edicionit të jashtëzakonshëm të lajmeve në Televizionin SHENJA, i ftuari Ismet Ramadani tha se kur filluan aktakuzat, politikanët i kapi një dridhje, pasi kuptuan se kjo do të jetë një punë serioze.

Ai shtoi se tani ndërkombëtarët duan të propozojnë ndonjë formë tjetër të daljes nga kriza, pasi u bindën që pushtetarët nuk e kuptojnë ndërhyrjen diplomatike, por vazhdojnë në avazin e tyre dhe kanë fiksuar një datë të zgjedhjeve.

Ramadani tha se pret përshkallëzim të krizës, por atëherë ai pret një intervenim edhe më të fortë të faktorit ndërkombëtar.