Shkruan Ejup Berisha

Athua sa vlenë një gënjeshtër e një njeriu të rëndomtë sot?. Kjo pra varësisht prej situatave dhe rrethanave mund të vlej shumë pak por edhe shumë tepër. Në kohërat e mëparshme gënjeshtra nuk kishte asnjë vlerë kështuqë ata pak njerëz që e merrnin guximin të gënjenin në opinion atëher quheshin me emrin e vërtetë apo e mbanin epitetin e realtë Gënjeshtarë. Gjithashtu atëkohë kush gënjente sankcionohej pamëshirshëm nga njerëzit e tjerë dhe nga shoqëria duke u anashkaluar dhe injoruar. Në kohërat e sotme ndodh krejtësisht e kundërta. Pra tani kush gënjen i siguron vetes status më të volitshëm, më të përparuar dhe më të privilegjuar në shoqëri në raport me njerëzit që nuk gënjejnë. Pra këta të fundit sot janë në pozitën në të cilën ndodheshin njerëzit të cilët gënjenin në kohërat e mëparshme. Në këtë kohë bashkëkohore kush gënjen merr status të njeriut të pëlqyer dhe të pranuar në shoqëri. Prandaj gënjeshtarët e kësaj kohe emërohen me epitete si Lartmadhëri, shkëlqësi apo dhe Zotëri ndërsa në kohërat e mëhershme njerëzit që gënjenin quheshin siç thashë Gënjeshtar, dallaverexhi, të pafityrë, të pa karakter këta bile llogariteshin edhe si njerëz të sëmurë mental. Egziston edhe një e dhënë tjetër për gënjeshtarët pra ata që gënjenin më parë nuk mundnin ta shfrytëzonin asnjë mundësi apo dhe nuk e gëzonin asnjë privilegj në shoqëri dhe shtet. Ndërsa sot po, tani të gjithë gënjeshtarët i gëzojnë të gjitha mundësitë,përparsitë si dhe privilegjet e mundëshme. Këta pra sot janë të pozicionuar në majat e kierakisë shoqërore dhe shtetërore, si në politikë ,ekonomi, financa,kulturë, arsim, në sferën sociale si dhe në religjion. Sot gënjeshtarë ka në të gjitha skajet dhe meset ku jetojnë njerëzit, apo në të gjitha poret e shoqërisë. Këta aq shumë e kanë reklamuar dhe afirmuar gënjeshtrën saqë njerëzit nuk mund ta kalojnë jo vetëm ditën por këta nuk mund ta kalojnë as natën pa u gënjyer. Kjo për ta është bërë si ushqim primar i shpirtit të tyre. Pra sot njerëzit nuk mund ta kolojnë asnjë çast, sekondë, minutë si dhe as një orë pa gënjyer vetë, pa gënjyer dikë tjetër dhe pa u gënjyer nga të tjerët. Në kohërat e sotme aq shumë është e përhapur gënjeshtra saqë ajo është stërtepruar. Mirëpo edhe njerëzit e kanë specializuar mënyrën e të gënjyerit duke e zbukuruar shumë atë me shumë mjeshtëri saqë duhesh të jeshë shumë i vëmendshëm sepse përndryshe nuk mund ta kuptosh se kush është duke gënjyer e kush është duke e thënë të vërtetën. Kur thashë se gënjeshtra është bërë shumë aktuale kisha qëllimin të potencoj se ajo ka fituar shumë në vlerë. Pra kjo lirisht sot llogaritet si diçka shumë e çmueshme. Apo kur e shihni listën e gjërave të vlefshme e të çmuara si psh Ari, Argjendi, Diamanti etj, pra gënjeshtra radhitet bashk me ta. Tani të shohim se ku e ka gënjeshtra vlerën më të madhe në cilën sferë të jetës shoqërore?. Sa i përket kësaj unë do të themë se ajo e ka vlerën më të madhe në politikë pra politika sot është bastioni më i madh i gënjeshtrës. Më tej si në shaka unë themë se një gënjeshtër vlenë sa një kilogram floriri. Prandaj meqë kanë filluar që shumica e njerëzve të gënjejnë dhe ata se trembin syrin aspak, tani e tutje edhe unë do ti bashkangjitem armatës shumë të madhe të gënjeshtarëve në vend dhe në rajon dhe e kamë mendjen që të lutem shumë që të më pranojnë atje pa ndonjë polemikë apo dhe debat shtesë.Sepse tani në këtë kohë si njeri që nuk gënjen nuk je asgjë dhe askushi në shoqëri dhe shtet.