Lëvizja Besa

Me rastin e ditës së madhe të shkronjave shqipe, Ditës së Alfabetit Shqip, Lëvizja BESA uron që kjo festë të jetë një mundësi më shumë që ne të reflektojmë për rëndësinë që ka shkrimi shqip, fjala shqipe dhe kultura shqiptare në Maqedoni.

Me këtë rast nuk mund të mos e shprehim keqardhjen se këto shkronja të gjuhës sonë të bukur edhe sivjet nuk e gjetën mirënjohjen e duhur në Maqedoni, edhe sivjet shqipja nuk u bë gjuhë e dytë zyrtare dhe kjo vetëm për fajin e politikanëve shqiptarë që ndër vite e pamundësuan zyrtarizmin e gjuhës shqipe në vend.

Megjithatë urojmë që 22 Nëntori i viteve të tjera të na gjejë më mirë, më të bashkuar dhe me shqipe të nderuar në Maqedoni. Shpresojmë që vitin tjetër edhe Muzeu i Alfabetit në Manastir nuk do të vazhdojë te jetë në gjendje të mjerueshme.

Gjithashtu të gjithë aktivistëve dhe simpatizuesve të Lëvizjes BESA ua urojmë edhe ditëlindjen e tretë të BESËS, njëherazi duke i falënderuar për të gjitha përpjekjet që i kanë bërë në ngritjen, promovimin dhe afirmimin e Lëvizjes BESA.
Urime për shumë mote 22 Nëntori i Alfabetit dhe i Besës.

PDSH

Sot përkujtojmë 109 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip.

Populli që kultuvon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare, andaj është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve.

Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqipëtare.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqipëtare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip.

Petre Shilegov

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dërguan mesazh urimi me rastin e 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Duke e kultivuar shumëllojshmërinë kulturore, vlerësojmë gjuhën si shenjë përkatësie të një komuniteti. Standardizimi dhe unifikimi i alfabetit janë procese mbi të cilat krijohen identitetet kulturore të popujve, ndërsa fillimet kulturore janë udhëzues për një popull, thuhet në urimin.

RDK

Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturorë, shpirtërorë dhe politik të kombit shiptarë ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot. Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por ne si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë gjithmonë, njashtu si në rastin konkret duke mbajtur drejtimin e duhur, që sot të qëndisim me këto shkronja urimet për këtë ditë.

Me këtë akt shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike, diçka që sot u mungon elitave politike. Le të shërbej ky forum mbarëkombëtarë i Manastirit një dëshmi se edhe sot jemi një komb, një histori, një gjuhë dhe një alfabet. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë gjuhë të bukur amtare sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë identitetin tonë kombëtarë.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, urime dita e alfabetit shqip.

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Alfabeti, gjuha dhe shkrim-leximi janë shumë më shumë se vetëm mjet komunikimi, ato janë vlerë në vete, mbrojtës i traditës dhe identitetit kombëtar. Në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit, u kodifikua alfabeti shqip dhe kjo kishte ndikim të rëndësishëm mbi ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe mbi unitetin ndër shqiptarët”, thotë Xhaferi në urimin.

Renata Deskoska

“Me standardizimin e gjuhës shqipe u vendosën themelet e arsimit, respektimit të historisë dhe vlerave kulturore si bazë që i lihet trashëgimi gjeneratave të ardhshme. Shkrimi është mjeti bazik për promovim të identiteti kulturor dhe kombëtar, mjet nëpërmjet të cilit nxitet toleranca, dëshira për të mësuar njëri për tjetrin duke përparuar marrëdhëniet ndërmjet njëri-tjetrit. Duke respketuar shkrimin, respektojmë trashëgiminë kulturore dhe e bëni më të sigurt ardhmërinë”, tha në urimin e saj, ministrja Carovska.

Fatmir Dehari

Duke ditur peshën e Kongresit të Manastirit i cili solli unifikimin e gjuhës shqipe, përgëzoj punën e intelektualëve shqiptarë të kohës dhe uroj që 22 Nëntori të kremtohet dhe të jetë dita më e çmuar për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

22 Nëntori është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare, sepse në këtë ditë u vendosën themelet e njësimit të Alfabetit të gjuhës shqipe.