Një sygjerim qëllim mirë. Lëvizja Besa duhet të insistojë me kohë që të inkuadrojë në bazë të procedurës ligjore anëtarin e sajë në Komisionin zgjedhorë shtetërorë konform Kodit Zgjedhor.

Duhet me përfaqësues profesional ( por edhe në format të liderëve ) të prezentojë në tryezën e përbashkët , jo se do të mund të ndryshohet diçka e madhe por për faktin se si parti opozitare ka të drejtë të insistojë dhe të kërkojë llogaridhënje brenda parimeve të arsyeshme dhe të mundëshme në bazë të konstelacionit të numrave në parlament.

Ka të drejtë që takimet duhet të jenë në hapësirat e kuvendit e jo çdo herë në hapësira të hoteleve, por kjo dorën në zemër ishte paraprakisht edhe ide e z. Ziadin Sela.

Mbase Lëvizja Besa, kështu mund edhe ti rreket fushatës dhe kërkimllogarisë politike me plot kredibilitet si parti opozitare.

Fundja dialogimi është formë qytetëruese e bërjes politikë.Politikë me kapricie nuk bëhet !

Me rrespekt !

( q. aliu )