Gazetari revolucionar dhe kritikuesi luftuesi më i madh i qeverisjes VMRO-BDI, Sashe Ivanovski – Politiko, që njijhet edhe si njeri i afërt i krerëve të LSDM-së, haptazi ka shprehur përkrahjen e tij për Ziadin Selën, përcjell Fol.

Sipas tij, Ziadin Sela meriton të votohet nga struganët sepse ai është hero dhe simboli i rrëzimit të regjimit të VMRO-së. Ziadinit duhet tja dijnë të gjithë, shqiptarë e maqedonas për sakrificën që ai e dha për tu çliruar nga regjimi. Ai më tej lëvdon punën e Ziadin Selës gjatë qeverisjes më komunën e Strugës edhepse ishte kryetar opozitar dhe haste në pengesa të shumta nga ana ae qeverisë. Politiko vlerëson lartë punën dhe ndihmën e Selës për media të pavarura dhe kritikuese të pushtetit.

”Ziadin Sela e përcaktoi veten si politikani më radikal shqiptar sepse vlerësoi që kundër ish komandantëve në BDI, vetëm me ashtu retorike njeriu mundet të luftojë dhe të mbijetojë politikisht. Pjesë të atyre deklaratave radikale nuk i arsyetoj, por për mua Ziadin Sela megjithatë është njeri hero. Mos të flas për atë se si ai është idhtar i mediave të pavarura dhe ndihmës i madh i mediave kritike. Aleanca për Shqiptarët dhe Besa duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën sipas meje, ndërsa BDI duhet të ketë opozitë të fuqishme dhe kualitative. Ziadin Sela ishte kryetar shumë i mirë i Komunës së Strugës. Nuk i di vendimet e LSDM-së në lidhje me garën për kryetar komune në Strugë, qëndrimi im personal si Sashe Politiko është se duhet të votohet për Ziadin Selën në Strugë. Le të fitojë ai për të cilin do votojnë struganët. Struga meriton të ndihmoet në gjithë aspektet e mundshme. Ka qënë nën izolim për gjatë kohë sepse udhëhiqej nga kryetar opozitar, njejtë si Kumanova dhe Qendra! Është koha gjithë kjo të ndryshojë”, përfundon Sashe Ivanovski Politiko.