Politikologu Xhenis Sulimani i cili po i ndjekë me shqetësim dhe komenton zhvillimet të cilat po ndodhin kohën e fundit në Republikën e Maqedonisë,vecanerisht Deklaratën Shqiptare e cila u nënshkrua edhe nga Lëvizja Besa. Për Sulimanin Lëvizja Besa tregohet jo e sinqertë dhe të gjithë këto veprime mund të jenë vetëm propagant politike.

Në një nga statuset e tij politikologu Sulimani ka shkruar:
Levizja Besa, jo e sinqerte! Nenshkroi Deklaraten e pastaj nxorri kushte. Nuk pranuan te hyjne ne Qeveri, ndersa tash propozojne amandamente, te cilat shume lehte do ti kishin instrumentalizuar si pjese e Qeverise. Trenin me plote vetedije e leshuat! Eh po, tash, propaganda eshte dicka tjeter…